Vetëm ekipe kanë shpëtuar nga Mesi në Champions, Interi në radhë!

Kapiteni i Barcelonës theu një rekord të mbajtur nga Kristiano Ronaldo dhe përpara tij nga Raul Gonzales, duke u bërë i vetmi lojtar që i shënon 34 skuadrave të ndryshme në Champions. Dy yjet e mëparshëm të Realit janë në kuotën e 33 rivalëve të cilëve u kanë realizuar. Që kur nisi të luajë në Ligën e Kampionëve, Mesi ka vetëm 5 ekipe të cilëve nuk ka mundur t’ua tundë rrjetën dhe këta janë Atletiko e Madridit, Rubin Kazanj i Rusisë, Udineze dhe Inter të Italisë si dhe Benfika. Gjithsesi, në ndeshjen e fundit të grupeve në Chamopins, Barça do të luajë në “San Siro” ndaj Interit dhe Mesi do të ketë mundësi ta thyejë tersin zikaltër.

Sfidanti.al