Valverde ka një peng nga ky vit, katastrofën e “Anfildit” në Champions!

Ishte një moment më shumë se i vërtetës. Barcelona e kishte “në xhep” La Ligën dhe cilësohej favorite për të fituar edhe dy trofetë e tjerë të sezonit, Championsin dhe Kupën e Mbretit. Pas fitores 3-0 në “Kamp Nou” ndaj Liverpulit, katalanasit e trajnerit Ernesto Valverde ishin thuajse me biletën e finales në dorë, por pas pak ditësh ndodhi katastrofa. Liverpuli fitoi 4-0 dhe shkoi në finalen e Madridit të cilën e fitoi ndaj Totenhemit.

Ky është momenti që i ka mbetur peng Valverdes nga 365 ditë të vitit që po mbyllet. “Nëse do t’ia kishim dalë ndaj Liverpulit, do të kishim fituar Championsin, – u shpreh ai në një intervistë, – deri në “Anfild” gjithçka kishte qenë e shkëlqyer, në kampionat dhe në Europë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe dështuam, madje ajo ndikoi edhe në finalen e Kupës së Mbretit ku ishim të goditur psikologjikisht”. i tillë është futbolli dhe nga tre trofe u fitua vetëm një, dhe që nga ajo ditë Valverde gjithnjë cilësohet si një trajner i rrezikuar. Ai shpreson që 2020 të jetë ndryshe.

Sfidanti.al