UEFA dëshiron të edukojë arbitrat, por duhet ta bëjë edhe me lojtarët!

Gjyqtari rumun Sebastian Kolcesku u bë një lloj precedenti në llojin e vet, pasi përdori një shprehje raciste ndaj një trajneri të Bashaksehisporit në ndeshjen e Championsit në fushën e Paris SG. UEFA po mendon për të nisur kurse edukimi për arbitrat për t’i mësuar ata sesi të sillen në situata të ndryshme loje, dhe se çfarë fjalësh të shmangin. Gjithsesi, regjistrimet me zë (audio) treguan se jo vetëm Kolcesku e shkeli duke përdorur shprehjen “ai djali zezak”, por edhe nga stoli i skuadrës turke, Bashaksehirspor, pati ofendime raciste ndaj tij duke e quajtur “cigan”. Pra, UEFA do të duhet të edukojë edhe lojtarët e trajnerët. Për momentin, ajo ka hapur një hetim dhe pas përfundimit të tij do të vendosen hapat e mëtejshëm.

Sfidanti.al