Ten Hag mbron fushën e Ajaksit edhe pas festivalit me 40 000 spektatorë!

Duheshin shumë pak ditë nga dueli me Çelsin në Champions, kur në Arenën e Amsterdamit”, e quajtur “Arena Johan Krujf” u zhvillua një koncert muzikor. Plot 40 000 të rinj e të reja u mblodhën në fushën e stadiumit për të ndjekur këngët që dëshironin, ndërsa mbi tapet u vendos një dysheme portative. i pyetur një ditë para duelit Ajaks-Çelsi, trajneri i holandezëve, Erik Ten Hag, u duk i qetë. “Fusha është shumë e mirë, unë besoj se do të mbajë deri në fund, – tha ai, – kam besim edhe se skuadra do të ketë sërish sukses në Champions, ashtu si vjet, ndonëse na janë larguar lojtarë shumë të mirë”. Nuk dihet se cili është mendimi i lojtarëve të Çelsit dhe i trajnerit Frenk Lampard, por me siguri ata nuk duhet të kenë mbetur shumë të kënaqur me çfarë kanë dëgjuar.

Sfidanti.al