Spanja paralajmëron: Champions dhe Liga e Europës pa tifozë!

Valencia-Atalanta dhe Getafe-Interi me gjasë do të jenë me dyer të mbyllura. Kështu mendon Ministria e Shëndetësisë së Spanjës për ndeshjet e Championsit dhe Ligës së Europës. Mediat raportojnë se ministri i shëndetësisë, Salvador Ija (Illa) ka këshilluar që ndeshjet e ardhshme europiane të jenë pa tifozë për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi. Dueli në Valencia do të jetë në 10 mars nëse do të jetë e mundur që të luhet, ndërsa ai Getafe-Inter është në 19 mars. Vendimi nuk është marrë dhe Ministria Spanjolle informon se po bashkëpunon me klubet. Nga Spanja thuhet se Getafe nuk është dakord, ndërsa në Itali të thonë se Roma po shet bileta për ndeshjen e Ligës së Europës në fushën e Seviljes. Ndoshta, spanjollët mund të bëjnë përjashtim për Romën, meqë krahinat e Italisë së Qendrës dhe të Jugut nuk janë aq të goditura nga koronavirusi sa Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja.

Sfidanti.al