Simeone: Ky Liverpul do të mbetet në faqet e historisë!

Atletiko e tij do të ndeshet sot me anglezët në Ligën e Kampionëve, dhe trajneri argjentinas i ka disa fjalë me lavde për rivalët. “Ne do të jemi përballë një skuadre të mrekullueshme, – u shpreh Simeone, – e stërvitur shumë mirë nga një trajner që është i veçantë dhe ka alternativa të veçanta në ekipin e tij. Gjithnjë është folur për skuadrat e mëdha, dhe nuk ka dyshim se Liverpuli do të mbetet në histori si një nga skuadrat e mëdha që ne kemi admiruar në të kaluarën. Kjo skuadër ka një ritëm shumë më të lartë, përshtatet më lehtë dhe kjo më bën që ta admiroj si një rival”. Atletiko e Simeones ka qenë gjithashtu një skuadër shumë e mirë, duke fituar dy Liga të Europës, një titull në Spanjë, ndërsa ka arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, ku është mundur nga Reali. Atletiko ka arritur të eleminojë gjigandë të tillë si Bajernin apo Barcelonën.

Sfidanti.al