Sikur të eliminohet Barcelona, gjumë i ëmbël për Ramos

Sergio Ramos dëshiron që Paris Saint-Germain ta eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Real Madridi siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Napolin me rezultat të përgjithshëm 6:2, duke dëshmuar edhe njëherë se italianët dukeshin të vegjël para tyre.

Por, Ramos, i cili shënoi dy gola mbrëmë, thotë se do të jetë edhe më i lumtur nëse Paris Saint-Germain do ta eliminoj  Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos shpreson se Barcelona të humbur në Ligën e Kampionëve kështu që ai mund të “fle më lehtë”.

“Unë do të jem i lumtur nëse Barcelona humbë. Unë do të fle si qëngj”, ka deklaruar mbrojtësi i Los Blancos