Shorti i Championsit : A është i mundur  dueli Real – Mançester Junajtid?

U ul edhe “perdja” e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve (LK) të Evropës dhe u përcaktuan të gjithë të 16 ekipet që do të luajnë në 1/8 e finaleve të kësaj Lige:

Fituesit në grupe: Mançester Junajtid, Paris San Zhermen, Roma, Barcelona, Liverpuli, Mançester Siti, Beshiktashi dhe Totenhemi, si edhe ekipet që zunë vendet e dyta: Bazeli, Bajerni i Mynihut, Celsi, Juventusi, Sevilja, Shahtjori, Porto dhe Reali i Madridit.

Në 1/8 e finaleve, më siguri, se ne do të shohim disa mega duele, duke qenë se Bajerni, Celsi, Juventusi dhe Reai i Madridit ndodhen në “shportën” e dytë, madje mund të ndodhë që të përsëritet ndeshja e Superkupës së Evropës mes Realit dhe Mançester Junajtidit. Shorti do të hidhet, më 11 dhjetor, ndërsa ndeshjet e ardhshme të 1/8 së finaleve të LK-së do të luhen më 13 e 14 shkurt, si edhe më 20 e 21 të të njëjtit muaj. Kurse ndeshjet e kthimit do të luhen në 6,7, 13 dhe 14 mars.

Sfidanti.al