Serxhio Ramos nuk përmbahet, dy gëzime në 48 orë

Futbollisti i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës, Serxho Ramos, nuk e fsheh gëzimin e fitores së skuadrës së tij me rezultat 3:1 ndaj Napolit, por duket se të njëjtën gjë ka ndier është për humbjen katastrofike të Barcelonës ndaj francezëve të PSG, në ndeshjen e vlefshme po për Champions League.

“Nuk të them dot që nuk u gëzova. Nuk më pëlqen që të mërziten miqtë e mi, por sigurisht që nuk më pëlqen që të fitojë Barcelona”, ka thënë Ramos, që veç të tjerash skuadrën katalanase kërkon ta evitojë në rrugën për përsëritjen e suksesit europian të një viti më parë.

Sfidanti.al