Sakrifica e Brozovic; u shtri ne toke per te evituar golin e Suarez

Edhe pa Lionel Mesin, Barcelona eshte nje kercenim i madh per kundershtaret ne goditjet e denimit sidomos kur luan ne Camp Nou. E pane kete edhe vete lojtaret e tifozet e Interit ne sfiden e kesaj mesjave me katalanasit ne Ligen e Kampioneve.

Ne nje moment te sfides, Barcelona fitoi nje goditje denimi dhe ai qe mori persiper ekzekutimin e saj ishte sulmuesi uruguajan Luis Suarez. Frika ishte e madhe te muri mbrojtes, keshtu qe Marcelo Brozovic u shtri ne toke per te penguar topin e goditur nga sulmuesi i Barcelones dhe qe i ishte drejtuar portes se Handanovic.

Imazhi i ketij episodi beri xhiron e botes dhe shume tifoze e vleresuan gjestine  futbollistit kroat qe ne kete menyre evitoi golin e dyte te katalanasve qe gjithsesi erdhi ne minutat e fundit te ndeshjes me Xhordi Alben qe festoi ne menyren me te mire kuoten e 50 ndeshjeve te luajtura je Ligen e Kampioneve.

Sfidanti.al