Saki legjendar PSZH-së: Në vend të lojtarëve me “thikë mes dhëmbëve”, pashë…

Trajneri legjendar italian, Arrigo Saki, në cilësinë e komentatorit specialist, vuri në dukje në median franceze se ai ishte zhgënjyer nga loja e ekipit vendas në ndeshjen mes PSZH-së dhe Realit të Madridit në kuadrin e Champions-it. Saki fajin nuk e sheh te trajneri Unai Emeri, por te klubi si institucion që, sipas tij, nuk funksionon në rregull.

“Reali pati përballë një kundërshtar mjaft të dobët dhe ajo që pamë ne në fushë, vështirë se mund të quhet ndeshje. Ne pamë ndryshime në ide, ndërsa dihet se idetë nuk mund të blihen, sado para të mëdha që të shpenzohen. Emeri nuk ka faj, atij i mungon klubi si institucion, sepse ai (klubi) duhet të jetë, gjithnjë, në vend të parë dhe, kur keni parasysh se çfarë bëri Verati, është e qartë se Emeri nuk ka një klub të vërtetë mbas vetes. PSZH-së i mungojnë shumë gjëra dhe, sipas meje, pak lojtarë i ndjekin idetë e trajnerit. Prisja që, në atë ndeshje, të shihja në fushë lojtarë të një ekipi me ‘thikë mes dhëmbëve’, por pashë futbollistët e Realit që luanin ‘me cigare në gojë’”, shpjegoi Arrigo Saki, në mënyrë simbolike, atë që pa në fushë.

Sfidanti.al