Ronaldo “thatë”, por Juvja e mbyll në krye në Champions

Nuk mund të shënojë gjithnjë, e di edhe vetë këtë, por gjithsesi, Kristiano Ronaldo i mbylli si kryesues ndeshjet e grupit në Champions. Skuadra e tij, Juventusi pësoi një humbje pa dëm në Zvicër, në fushën e Jang Bojsit, diçka që thjesht do të ketë si pasojë një tronditje, si edhe një dyshim që thuajse gjithë gjigandët e kontinentit, dolën “me këpucë të kuqe” këtë të mërkurë.

Reali u dërrmua 0-3 në “Bernabeu” ndaj CSKA-ja e Moskës, Juventusi 1-2 nga Jang Bojsi dhe Mançester Junajtidi e pësoi 1-2 në fushën e Valencias. Mund të shtojmë edhe Romën që u rrëzua në Çeki ndaj Plzenit. Thuajse kurrë nuk kishin ndodhur kaq shumë të papritura së bashku.

Ndeshja me më shumë gola, pra me futbollin më sulmues, ishte ajo në Holandë, me Ajaksit dhe Bajernit, duke e justifikuar epitetin “klasike”, e duke u mbyllur 3-3. Levandovski shënoi edhe dy gola të tjerë për bavarezët, ashtu siç bëri Dushan Tadiç për “heshtarët”, ndërsa Tomas Myleri çuditërisht u përjashtua nga loja.

Grupi E: Ajaks-Bajern 3-3, Benfika-AEK 1-0. Bajern 14, Ajaks 12, Benfika 7, AEK 0.

Grupi F: Mançester Siti-Hofenhajm 2-1, Shahtar-Lion 1-1. Man. Siti 13, Lioni 8, Shahtari 6, Hofenhajmi 3.

Grupi G: Real Madrid-CSKA e Moskës 0-3, Plzen-Roma 2-1. Reali 12, Roma 9, Plzeni 7, CSKA 7.

Grupi H: Valencia-Mançester Junajtid 2-1, Jang Bojs-Juventus 2-1. Juventusi 12, Man. Junajtid 10, Valencia 8, Jang Bojs 4.

Sfidanti.al