Ronaldo ende e thërret “shef” Fergusonin e pavdekshem

Kristiano Ronaldo ka një respekt të madh për mentorin e tij, ser Aleks Ferguson. CR7-ta, sikurse i referohen ndryshe Ronaldos, ende i drejtohet Fergusonin me fjalën “shef”. Nën drejtimin e Aleks Fergusonit, Kristiano Ronaldo shkëlqeu në skenën e futbollit dhe siguroi transferimin në “Santiago Bernabe”. Me bluzën e Realit, CR7-ta u bë një nga futbollistët më të mirë në hisotri dhe ka thyer një numër të konsiderueshëm rekordesh.

Mbrëmë, në përbërje të Realit, me dy golat e tij, ai ndihmoi Realin që ai ta fitonte Ligën e Kampioneve për herë të 12-të, rekord më vete, dhe për të dytën vit radhazi që, gjithashtu, përbën një rekord me vetë. Mbas mbarimit të ndeshjes në Kardif, Ronaldo, poshtë tribunës qëndrore, takoi ser Aleks Fergusonin dhe e tregoi, edhe një herë, respektin e tij të madh ndaj mentorit të vet. “Shef, si je”, ishin fjalët, me të cilët CR7-ta iu drejtua, në fillim, Fergit, para se të zhvillonte me trajnerin skocez (Fergusonin) një bisedë të shkurtër.

Sfidanti.al