Ronaldo bie pre e provokacioneve! Ç’ishte ai gjesti me pesëshen!

Kristiano Ronaldo gjatë të gjithë ndeshjes ishte nën presionin e tifozëve, por e mbajti veten mirë në fushën e lojës në ndeshjen qe Juventusi i tij e humbi 2-0 ndaj Atletikos në “Vanda Metropolitano” të Madridit në kuadrin e 1/8 së finaleve të Ligës së Kampioneve (LK). Por, mbas ndeshjes, futbollisti as portugez duket se nuk duroi dot më dhe u tregoi tifozëve të Atletikos pesëshen, pra pesë gishtat, që nënkuptonin se ai ka fituar pesë tituj evropianë, kurse Atletiko – asnjë.
Edhe në zonën miks Ronaldo reagoi në të njëjtën mënyrë ndaj gazetarëve, duke u deklaruar atyre: “Unë kam fituar pesë tituj kampionë të Evropës, kurse Atletiko as edhe një”!
Juventusi tani do ta ketë të vështirë që të arrijë në çerekfinale të LK-së, pasi në Torino atij do t’i duhet të përmbysë rezultatin 2-0, me të cilin Atletiko e Madridit fitoi në stadiumin e vet, “Vanda”.
Sfidanti.al