Rio Ferdinandi – i nxehur mbas humbjes së Junajtidit

Mançester Junajtidi udhëtoi për në Bazel që të kthehej që atje, me, të paktën, një pikë që do të ishte e mjaftueshme që ai të siguronte kalimin në fazën “knock out” të LK-së, por ai nuk mori dot asnjë pikë, pasi u mund 1-0 nga Bazeli. Ish-mbrojtësi i Junajtidit Rio Ferdinand e kritikoi lojën e Junajtidit, sidomos dobësinë që tregoi para portës kundërshtare.

“Kur ju keni epërsi në lojë dhe juve ju krijohen shanse, sikurse i kishte ata Junajtidi në pjesën e parë, ju duhet t’i shfrytëzoni këta shanse”, deklaroi Ferdinandi në BT Sport. “Po luajtët kështu, ju do të ndëshkoheni, sikurse u ndëshkua edhe Junajtidi. Bazeli e priti me durim shansin e tij dhe u kthye në lojë në pjesën e dytë, duke treguar një karakter të shkëlqyer. Junajtidi me siguri që ka pësuar zhgënjim, sepse disa lojtarë qëMurinjo planifikonte t’i linte pushim në ndeshjen e fundit të grupit, do të jenë të detyruar që të luajnë.

Sfidanti.al