Reali e preu në besë apo Zidan? Garet Bejl mbathja.. s’të duan më!

Megjithëse agjenti i futbollistit uellsian thotë se Garet Bejli nuk do që të largohet nga “Santiago Bernabeu”, duket se Reali i Madridit nuk e do më atë në radhët e veta dhe se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri-të vjetër, Zinedin Zidane, për sezonin e ardhshëm.
Media spanjolle shkruan se edhe Bejli ndodhet në listën e transferimeve të Realit dhe si shenjë të vullnetit të mirë klubi “mbretëror” është gati ta lejë futbollistin 29-vjeçar që ta zgjedhë vetë klubin, me të cilin ai ka dëshirë që të luajë.
Për Bejlin, në fakt, kanë treguar interesim Mançester Junajtidi dhe Bajerni i Mynihut, por, sidoqoftë, ndonjë ofertë zyrtare për të deri tani nuk ka pasur.
Sfidanti.al