Raiola vazhdon të befasojë: Një plan aspak  anglez  për Ibrën

Mino Rajola konsiderohet si një nga agjentët më të njohur në botë të futbollit, ndërsa lista e “klientëve” të tij është e gjatë dhe shumica e tyre, rrallë herë, nuk i përket “ajkës” së futbollit botëror. Në listën e “klienteve” të tij, gjenden futbollistë të tillë, si Verati, Pogba, Lukaku, Mhitarian, Ibrahimoviç, etj. Fati i sulmuesit suedez, aktualisht, ndodhen në një pikëpyetje të madhe, të qëndrojë te Junajtidi ose të largohet, ndërkohë që atij i duhet që të marrë veten pas një dëmtimi serioz në gju dhe ai kërkon edhe një pagesë të madhe, edhe pse është afro 36 vjeç.

Kështu që, tani, Rajola po përpiqet që t’i gjejë Ibros një klub të ri dhe në shenjëstër ai ka vënë Milanin, të cilin e do edhe vetë Ibrahimoviçi që, në muajin tetor, do të jetë gati që të bashkohet me ndonjë klub të ri. Milani, deri tani, ka siguruar shërbimet e 10 lojtarëve të rinj, ndërsa ka bërë të ditur se do edhe tre të tjerë, një sulmues, një anësor dhe një mesfushor. Kështu Ibroja mund të jetë një nga opsionet e mundur, por çështja është sesa është gati që të paguajë klubi milanez për Ibrahimoviçin.

Sfidanti.al