Quhet Real Madrid, në fushë është ferri..Real

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është shprehur se Real Madridi ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në këto tre muajt e fundit.

Skuadra e tij humbi me rezultat 3 me 1, megjithatë ai ka thënë se ekipi i tij mund të pretendojë në Napoli.

“Të luash në stadium të tillë, kundër një ekipi aq të mirë është sfiduese për lojtarët e rinj por kjo është një mënyrë e re që ata të rriten. Mendoj se Reali zhvilloi ndeshjen më të mirë në këto tre muajt e fundit, pasi i kam parë të gjitha ato, përderisa ne nuk ishim në më të mirën tonë. Mendoj se mund të garojmë me ta nëse luajmë futbollin tonë më të mirë. Ata do të fitonin ndoshta gjashtë apo shtatë prej dhjetë ndeshje, por ndjej se mund të garojmë. Kemi pak shanse tani por do të japim gjithçka dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Sarri.