President, po luaje në “Bernabeu”, tokë e frikshme apo jo!

Duket se humbja nda Real Madrid nuk është kapërdirë nga bosi i Napolit, Antonio De Laurentis, i cili sulmoi trajnerin Sarri në lidhje me zgjidhjet e këtij të fundit.

Duket se presidenti napolitan i harroi shpejt deklaratat e simpatisë për trajnerin e tij, bërë para pak ditësh dhe nuk ngurroi të shprehë gjithë pakënaqësitë e tij për mënyrën sesi trajneri Sarri e kishte përgatitur këtë ndeshje dhe zgjedhjet e bëra.

“Kam disa rezerva për zgjedhjet e bëra por do ti mbaj për vete, gjithsesi është e vështirë të kuptohet se pse nuk luajnë disa futbollistë, për të cilët kam shpenzuar shumë para për ti sjellë në ekip”, u shpreh presidenti i të kaltërve menjëherë pas përfundimit të takimit në “Santiago Bernabeo”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit, në lidhje me deklaratat e presidentit të tij.
“Përgjegjësi për zgjedhjet jam unë dhe nuk pranoj asnjë ndërhyrje. Nëse De La  ka ndonjë gjë për të më thënë, le të më thërrasë se i kam përgjigjet edhe për të. Bëmë një ndeshje të mirë, ndaj një kundërshtari që është shumë më lart se ne sa i përket individualiteteve, megjithatë nuk më pëlqeu që bëmë ca si shumë pasime të gabuara në gjysmëfushën tonë. Unë jam i bindur se do ti bëjmë të kalojnë një natë ferri në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Sarri në konferencën për shtyp, pas ndeshje