Pogba  e mposht Gundoganin vetëm në..duelin me flokët

Ilkay Gundogan shpërtheu ate nate  kur e fundosi Barcelonën në Etihad Stadium, në mënyrë që ekipi i tij të regjistrojë një fitore historike. I ndihmoi bosit të tij të hakmerrej keq ndaj ish-skuadrës së tij. Gundogan me dy golat e tij ndaj Barcelonës e bëri Guardiolan krenar. Ai ishte fundamental që Siti të mposhtë Barcelonën me rezultat 3-1, krahas edhe një supergoli të De Bruyn.

Ai këtë sezon ka qenë i mrekullueshëm duke bërë edhe tri asiste në golat e bashklojtarëve të tjerë. Këto statistika të Gundogan janë bibdese nëse krahasojmë statistikat e Paul Pogbas. Në pesë ndeshje, Pogba ka shënuar vetëm një gol, kurse Gundogan pesë, teksa ky i fundit ka tri asistime, e francezi asnjë asistim.

E vetmja statistikë ku Pogba është më i mirë është në ndërrimin e stilit të flokëve. Deri tani Pogba ka ndërruar gjashtë stile flokësh, kurse Gundogan vetëm një.

I pamëshirshëm është dallimi edhe në shumën e transferimit. Teksa kalimi i Gundogan te Siti kushtoi 30 milionë euro, ai i Pogbas te United kapi shifrën e mbi 122 milionë euro. Një transferim i menduar nga Guardiola. Dhe vulën për suksesin e dha pikërisht ndaj skuadrës më të fortë në botë, Barcelonës!