Pep Guardiola bën më mirë se Ancelotti, Mourinho dhe Ferguson

Fitorja e Manchester City në Santiago Bernabeu 2-1 ndaj Realit të madridit është një vlerë e shtyuar në kurrikulumin e pasur të Pep Guardiolës. Trajneri katalanar regjistroi suksesin e tij të 28 në ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve duke kaluar emra të tjerë të mëdhenj të trajningut botëror si Carlo Ancelotti, Jose Mourinho dhe Sir Alex Ferguson.

Në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve, pep Guardiola ka 121 ndeshje me një bilanc prej 74 fitoresh, 26 barazimesh dhe vetëm 21 humbje. Që nga debutimi i tij në 16 shtator të 2008 me fitoren 3-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, Guardiola ka mundur të fitojë 2 herë Ligën e Kampioneve, në të dyja rastet me Barcelonën. Në 2008/2009 në finalen e Romës mundi Manchester United të Cristiano Ronaldos dhe në 2011 në Ëembley mundi po Djajtë e Kuq që ishin pa portugezin që ishte transferuar te Reali i Madridit. Deri në 2017 ai njohte vetëm fitore ose humbje në gjysmëfinale. Në 2009/10 u mund në gjysmëfinale nga interi i Jose Mourinhos me Barcelonën dhe në 2011/2012 po me Barcelonën u eliminua nga Chelsea dhe në të dy rastet bëhet fjalë për sezonet që pasuan triumfet në Champions League. kur ishte te Bayerni, ishin 3 skuadra spanjolle që e penguan atë të kalonte në gjysmëfinale; Reali i madridit, Barcelona dhe Atletico madrid, nga të 3 këto skuadra vetëm Los Colchoneros nuk mundën dot të ngrinin trofeun evropian pasi eliminuan skuadrën e Guardiolës.

Fatin më të keq ai e pati me manchester City. Në sezonin e parë ishte Mbappe dhe Moncao që bënë surprizën në 1/8 e finaleve, ndërsa në dy sezonet që pasuan u eliminuan në cerekfinale nga Liverpooli dhe Tottenham

Në këtë sezon, fitorja ndaj Realit të Madridit në Bernabeu i jep një avantazh të mirë Citizens dhe Guardiolës për të kaluar në cerekfinale, por Los Blancos premtojnë betejë në Etihad Stadium.

sfidanti.al