Një lajm për Napolin, Ronaldo nuk stërvitet me shokët

Kristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Real Madridit dhe ky është lajm.

Në prag të ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve përballë Napolit, Real Madridi mund të mbetet pa yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo.

Siç shkruajnë mediat në Spanjë, portugezi nuk ka stërvitur fare me skuadrën si pasojë e një goditje që ka marrë në ndeshjen e fundjavës ndaj Osasunas në La Liga.

Situata e Ronaldos duket më serioze sesa që dukej në fillim dhe ai tani mbetet një dyshim i fortë për sfidën së mërkurës.

Kujtojmë se Reali në këtë sezon është përballur me demtime të njëpasnjëshme të lojtarëve kryesorë të ekipi