Ngarkesë ka plot, por Konte nuk bën dot shumë rotacion tek Interi!

Nga 11 lojtarë titullarë, mund të ndryshohen 8. Kaq mundësi ka trajneri i Interit, Antonio Konte, ndërsa ekipi i tij përgatitet për ndeshjen e Championsit në mesjavë. Të mërkurën, në “San Siro”, vjen Borusia e Dortmundit, në një tjetër test të vështirë të sezonit, pas atyre me Barcelonën dhe Juventusin. Konte do të ketë titullar uruguajanin Godin në qendër të mbrojtjes, si dhe ish-juventinin Asamoah. Teorikisht, besohet se Vesino do të jetë në mesfushë, edhe pse Galiardini shkëlqeu në ndeshjen ndaj Sasuolos, pra ka konkurrencë. Pjesa tjetër e skuadrës do të duhet të luajë me “dy turne”, pra edhe në mesjavë pas fundjavës, përfshi edhe dyshen e sulmit Lautaro Martinez-Lukaku. Për pushim do të mendohet fundjavën e ardhshme, kur të luhet të shtunën ndaj Parmës në Serinë A.

Sfidanti.al