Neymar shkakton kaos, kritiket: Eshte i llastuar, kemi krijuar nje monster

Pas humbjes me Realin e Madridit ne Ligen e Kampioneve rreth Nejmarit  eshte krijuar nje kaos  dhe kritikat ne drejtim te tij kane qene shume te ashpra. Nje nga ata qe kane thene fjale te ashpra ne drejtim te 26 vjeçarit ishte Valter Kazagrande ish  qendersulmuesi i Torinos. ‘Eshte i llastuar dhe ne ne kete menyre kemi krijuar nje perbindesh-tha Kazagrande per SportTV.

Nje deklarate kjo qe solli zemerimin e babait te Nejmar i cili iu kundervu Kazagrandes nepermjet nje postimi ne Instagram.

‘Ne boten e futbollit ka persona qe merren me sjelljen e te tjereve per te ushqyer egon e tyre-shkruante babai i Nejmar-humbem nje beteje dhe jo luften. Im bir lufton qe i vogel dhe gjithnjebka dale i fituar. Humbem nje beteje por jemi si nje feniks dhe ne do te rilindum’.

Nderkaq edhe vete Nejmar dha mesazhin e tij po ne rrjetet sociale.

‘Te falenderoj zot per te gjitha momentet qe po jetoj ne futboll sidomos ato te veshtirat-thekson Nejmar-nuk kam menduar asnjehere qe do te ishte nje shetitje, por ia vlente barra qerane’.

Nje mesazh ky qe tregon se Nejmar vazhdon te jete pozitiv edhe pas humbjes 3-1 me Realin e Madridit.

Sfidanti.al