Nedved përkëdhel “ferrin” e   shortit: Do të shohim ndeshje të shkëlqyera

Legjenda e Juventusit dhe një nga të mëdhenjt të këtij klubi, Pavel Nedved, vuri në dukje, mbas shortit që u hodh në Nion të Zvicrës dhe që vuri, edhe një herë tjetër, përballë Juven dhe Realin e Madridit, tha se në këtë përballje do të zhvillohen dy ndeshje të shkëlqyera dhe se, sipas tij, është e vështirë që të parashikohet se cili nga të dy ekipet do të dalë në gjysmëfinale të Champions-it.

“Ne do të shohim dy ndeshje të mira. E dimë se do të kemi përballë një kundërshtar të fortë e të vështirë dhe, në fakt, Reali më bëri shumë përshtypje në Paris. Por, sidoqoftë, synimi ynë është që të dalim në fushë dhe të tregojmë futbollin që ne dimë të luajmë”, vuri në dukje ky ish-mesfushor i shkëlqyer çek.

Sfidanti.al