Ne Egjipt zemerimi ndaj Ramos nuk shuhet; i kerkohet 1 mld Euro demshperblim

Ne Egjipt nuk eshte fashitur ende zemerimi kundrejt Serhio Ramos per demtimin e Salah ne finalen e Liges se Kampioneve, madje eshte arritur deri aty sa kjo histori te kthehet ne nje çeshtje te vertete.

Nje avokat egjiptian,  Basem Vahba ka bere nje denoncim ne FIFA duke i kerkuat mbrojtesit spanjoll demshperblim 1 miliarde Euro pasi i shkaktoi deme fizike e psikologjike nje kombi dhe futbollistit me te mire te tij.

Lajmi u konfirmua nga vete avokati ne nje televizion egjiptian duke shtuar se nese do te miratohet demshperblimi parate do te shkojne per Fondacionin Long Live Egypt.

Salah ne episodin e kontaktit me Ramos pesoi nje demtim ne ligamentet e shpatulles dhe do te kete nje periudhe jo shume te shkurter rekuperimi me shpresen qe do te jete ne Boterorin e Rusise. Nderkaq ne peticionin e change.org ku u regjistruan rreth 500 mije firma u kerkua qe UEFA dhe FIFA ta perjashtojne Ramos nga Kupa e Botes.

Sfidanti.al