Napoli i Sarrit ia prish gjumin Zidanes

Sikur me Napolin të luanin ca kohë më parë, Reali as nuk do ta prishte gjumin, por tani është krejt ndryshe.  Dhe Zidan nuk bën poza“Ndeshja e parë luhet në shtëpinë tonë dhe ne duam të përfitojmë, për të dëmtuar kundërshtarin tonë, shpresoj, por edhe ata mund ta bëjnë të njëjtën gjë për ne. Ne jemi gati për këtë lojë, Napoli luan futboll të mirë, dhe Sarri është duke bërë punë të madhe atje, evidente janë rezultatet. Do të jetë një ndeshje e madhe”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp.