Murinjo ‘thumbon’ Juventusin: Nuk do jetë surprizë nëse eliminohet në Champions

Raportet mes Zhoze Murinjos dhe tifozëve të Juventusit nuk kanë qenë asnjëherë shumë të mira dhe sfida e dyfishtë në fazën e grupeve kur portugezi ishte në stolin e Mancester Junajtid mes gjesteve, koreve e polemikave, sigurisht që nuk e qetësoi situatën. Por 56 vjecari është i biundur për forcën e bardhezinjve që u mundën nga Atletiko Madrid 2-0, edhe pse nuk harron të lëshojë ndonjë shigjetë me helm në drejtim të tyre.

‘Juventus ka cilësi dhe eksperiencë, mund të fitojë Ligën e Kampione.-tha Murinjo-për më tepër ka në radhët e tij një lojtar vendimtar si Ronaldo. Por nëse eliminohet në këtë raund nuk do të jetë një surprizë sepse sfidon një skuadër me shumë ambicie që pretendon të luajë finalen në shtëpinë e saj. Edhe pse nuk po luan shumë mirë, të gjithë e njohim skuadrën e Simeones që në sulm ka lojtarë që janë në gjendje që të bëjnë diferencën’.

sfidanti.al