Messi si Maradona? Insigne nuk është shumë dakord: Diego është I shenjtë

Lionel Messi gjatë gjithë karrierës së tij I është dashur të bashkëjetojë me krahasimin që I bëhet me Diego Armando Maradonës. Orët e fundit ky krahasim u bë akoma më I fortë pasi në orët në vazhdim do të luhet sfida e Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Barcelonës në San Paolo ku El Pibe De Oro ishte një idhull I vërtetë.

Lorenzo Insigne ka folur për dy yjet e futbollit argjentinas duke mos e fshehur aspak admirimin për Diego Armando Maradonën.

‘Messi është futbollisti më I fortë në botë, por nuk dua të bëj krahasime-tha Insigne-për ne Maradona është gjithcka, është I shenjtë, por pa I mohuar asgjë Messit, që është më I miri nga të gjithë’.

Me ardhjen e Gattusos në stol, Insigne është kthyer të jetë në qendër të projektit të Napolit dhe sulmuesi nuk e fsheh aspak kënaqësinë për këtë.

‘Ndihem më shumë lider-tha Insigne-merita është e trajnerit që më dha menjëherë besim, e kam ndjerë gjithnjë përkrah meje. Si napoletan që jam, këto ndeshje I ndjej shumë, por me ndihmën e të gjithëve mund të bëjmë shumë mirë’.

Sfidanti.al