Messi shënon ndaj Liverpulit; cmenden Lineker e Ferdinand

Liga e Kampioneve dhuron emocione dhe Lionel Messi edhe një herë u shfaq fantastik. Në Camp Nou ishin të pranishëm edhe anglezët Geri Lineker e Rio Ferdinand në rolin e opinionstit për televizionin BT Sport. të dy ish futbollistët nuk e fshehën aspak entuziazmin pas golit të tretë të Barcelonës të shënuar nga argjentinasi me një goditje dënimi të telekomanduar.

Ishte një gol fantastik edhe për atë që nuk është tifoz i Barcelonës, një gjest i mirëfilltë teknik, por gëzimi i Lineker dhe Ferdinand i ka rrënjët akoma më të thella. Ferdinand ka qenë shtylla e mbrojtjes së Mancester Juanjtid dhe rivaliteti me The Reds tashmë dihet, ndërsa Lineker ka luajtur me skuadrën tjetër të Liverpulit, Evertonin e padyshim edhe me Barcelonën. është e cuditshme dhe e pakonceptueshme për disa vende të tjera që dy angleze cmenden nga gëzimi për një gol që u pësua nga një skuadër angleze.

sfidanti.al