Mbas 7 përpjekjesh të dështuara, Reali për herë të parë do të luajë në “Uembli”!

Reali i Madridit është bindshëm ekipi më i mirë dhe më i sukesshëm në konkurrimet evropiane dhe këtë ai e ka treguar mirë gjatë katër viteve të fundit, në tre nga të cilët ai ka fituar Ligën e Kampioneve, dy herë nën drejtimin e Zinedin Zidanes dhe një herë nën Karlo Ançelotin. Në fund të sezonit të kaluar, Reali, duke mundur në finale Juventusin në Kardif, arriti deri te titulli i 12-të në konkurrimin më elitar evropian që është edhe një provë bindëse tjetër për dominimin e “mbretërorëve” në futbollin evropian, sidomos në LK, por, megjithatë, duhet të vinte vitit 2017 që Reali të luajë në një nga stadiumet më prestigjiozë dhe më të mëdhenj të botës.

Reali ka rënë në grup me Totenhemin, Borusian e Dortmundit e APOEL-in dhe ndeshja me ekipin anglez në Londër do t’i mundësojë atij që, për herë të parë, të luajë në stadiumin mitik, “Uembli”, pasi stadiumi i Totenhemit, “White Hart Lane”, po rinovohet dhe, kështu, ai i zhvillon ndeshjet në “Uembli”.

Klubi spanjoll ose evropian më me shumë trofe, në të kaluarën, shtatë herë e ka humbur shansin që të arrijë deri në finale të LK-së, e para në vitin  e largët 1963, ndërsa e fundit, më 2013, kur Bajerni i Mynihut triumfoi mbi Borusian e Dortmundit në finalen gjermane të LK-së në “Uembli”.