Mbape, sulmuesi që flaku Guardiolën nga Championsi, e shënjon Reali

Kylian Mbappe është prioriteti kryesor i Real Madridit për verën e ardhshme, as që diskutohet.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i vetëdijshëm që skuadra duhet të përforcohet në sulm, pas rënies së formës së Cristiano Ronaldos.

Dëshira kryesore e francezit tashmë është sulmuesi 18 vjeçar i Monacos, Kylian Mbappe, i cili o kalon edicion të jashtëzakonshëm.

Sipas El Chiringuito TV, Reali për shërbimet e Mbappe duhet të paguaj 70 milionë euro, nëse dëshiron të marrë pëlqimin e Monacos dhe të mposht konkurrencën e skuadrave tjera.