Mançini: Ronaldo nuk është më i ai i dikurshmi në LK

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, konsideron se Kristiano Ronaldo nuk po luan aq mirë në Ligën e Kampioneve si dikur para disa sezoneve.

“Juventus – Atletiko? Të dy ekipet, sidomos Juventusi, e dinë se ajo do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk ka ndonjë formulë magjike për përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë (2-0), por, megjithatë, Juventusi është një ekip me përvojë dhe këtë ai e tregoi edhe sezonin e kaluar, kur u kthye në lojë, ndërsa ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0 ndaj Realit të Madridit”, dekaroi Mançini, duke shtuar më poshtë:

“Ronaldo nuk është më ai i dikurshmi në Ligën e Kampioneve, por, megjithatë, ai mund të bëjë gjëra të mëdha, ndërkohë që ai po ecën mirë në Serinë A”.

Sfidanti.al