Mancester Junajtid i përgjysmuar në Champions; sa mungesa ndaj Paris Sën Zhermenit

Ole Gunar Solskjaer është në telashe të mëdha për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Paris Sën Zhermeni. Djajtë e Kuq do të udhëtojnë drejt kryeqytetit francez të përgjysmuar pasi shumë prej futbollistëve të tyre do të mungojnë. Nuk do të jetë në dispozicion të Solskjaer, Pol Pogba i cili është i pezulluar për shkak kartonash. Mungesës së mesfushorit francez i shtohen ata të Sancez,Matës, Ander Herrerës, Valencias, Darmian, Xhones, Matic e Lingard për shkak dëmtimi.

Në krahun tjetër, te Paris Sën Zhermeni, Tuhel përballet me mungesat e Nejmarit e Kavanit, megjithatë kampionët e Francës kanë shumë motive për të qenë optimistë për kualifikimin në cerekfinale. Fitorja në Old Trafford 2-0 i jep një avantazh te ndjeshëm skuadrës pariziene, por edhe fakti që PSG në 15 raste ka mundur të kualifikohet pasi ka regjistruar rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, është një ogur i mirë për të.

Ndeshja mes Paris Sën Zhermenit dhe Mancester Junajtid do të zhvillohet ditën e mërkure në 6 mars në Parkun e Princave.

sfidanti.al