Man. Junajtidi, 180 milionë euro për dy yje të rinj të Benfikës!

Klubi me më shumë trofe në Angli i dërgon rregullisht skautët e vet në stadiumin “Luzh” të Benfikës së Lisbonës dhe arsye është futbollisti ofensiv i talentuar 19-vjeçar, Zhoao Feliks, që paralajmërohet si ylli i madh i Portugalisë dhe që me performancat e tij të shkëlqyera gjatë këtij sezoni ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj anekënd Evropës.

Skautët e “djajve të kuq” janë impresionuar edhe nga loja e futbollistit 21-vjeçar të Benfikës, Ruben Dias, të cilin ata e konsiderojnë si një përforcim të mirë në “repartin” e mbrojtjes.

Benfika është e ndërgjegjshme se ajo mund të fitojë shumëpara nga shitja e këtyre dy yjeve të rinj, kështu që ngul këmbë se klubet që duan t’i blejnë Feliksin dhe Diasin, duhet të paguajë klauzolat e shitjes së tyre:120 milionë euro për të parin dhe 60 milionë për të dytë, pra 180 milionë euro për të dy.

Sidoqoftë, Junajtidi duhet të nxitojë, sepse edhe Juventusi është interesuar për të dy futbollistët e mësipërm të talentuar, ndërkohë që agjenti i tyreZhorzh Mendesh i njohur që ka “klient” edhe Kristiano Ronaldon, ka marrëdhënie shumë të mira me krerët e Juves.

Sfidanti.al