Madhështori Cristiano Ronaldo, Championsi i 4-t i garanton Topin e Artë

Forca  është tek shifrat. Mund të përdoret fare mirë slogani i Golden State Warriors  për të përshkruar madhështinë e Cristiano Ronaldos. Një sërë rekordesh, golash vendimtarë e rikthejnë portugezin në çatinë e  Evropës dhe drejt trofeut të pestë të Topit të Artë. Ronaldo mbylli një vit legjeëndar teksa e pa veten të triumfojë në Ligën e Kampioneve të 2016, Evropianin e Francës, Ligën Spanjolle 2017për të rimarrë sërish trofeun e Champions League në Cardiff. Historia e Cristiano Ronaldos nis në 21 maj 2008 me Manchester United; gol në finalet kundër Chelsea dhe një penallti e humbur përpara gabimeve të Terry dhe Anelka i dhuruan atij trofeun e Championsit për të parën herë. Tani numri i titujve evropianë për klube  është 4.

Në të katërta finalet ai ka vënë firmën e tij duke I fituar të gjitha. Në 2014 ndaj Atleticos shënoi golin që fiksoi rezultatin 4-1, në 2016 në Milano shënoi penalltinë vendimtare, po ndaj Atleticos dhe në Cardiff kaloi çdo limit duke e poshtur 2 herë Buffon për ta cuar në 600 numrin e golave të shënuar si profesionist në 855 ndeshje. ‘Ndihem si një djalë i vogël-tha Ronaldo pas ndeshjes dhe nuk e kishte aspak gabim. Në moshën 32 vjeçare po rishkruan historinë e rekordeve, 4 tituj në Champions,  e 6 herë shënuesi më i mirë i turneut. U bë i treti futbollist që ka shënuar të paktën 4 gola në finalet e Ligës së Kampionebe(Di Stefano 7, Puskas 4). Por ajo që ka më shumë rëndësi është pesha që kanë pasur golat e tij. 10 nga 12 golat e këtij sezoni Ronaldo i ka shënuar nga faza cerekfinale e më tej; 5 ndaj Bayernit, 3 ndaj Atleticos dhe 2 ndaj Juventusit.

Sfidanti.al