Lioni, pas kualifikimit shpërthen kaosi; Depaj zihet me tifozin

As kualifikimi I papritur në 1/8 e finaleve të Ligës së kampioneve s’mjaftoi për të qetësuar situatën te Olimpiku I Lionit. Pas përmbysjes në rezultat të skuadrës franceze kundër Lionit, shpërtheu një sherr I vërtetë mes futbollistëve dhe tifozëve të Lionit ku protagonist absolute u bë Memfis Depaj.

Sulmuesi holandez, me të kuptuar që një tifoz hyri në fushën e lojës me një banderolë kontestuese ndaj Marselos, iu kundërvu menjëherë duke detyruar stjuardët  të ndërhyjnë, ndërkohë që futbollistët e tjerë vrapuan për të frenuar kapitenin e tyre.

Depaj, që ishgte autori I golit vendimtar të kualifikimit të Lionit nuk I pëlqeu aspak që shoku I tij I skuadrës u kontestua dhe kur pa tifozin me banderolë që I kërkonte brazilianit të largohej vrapoi nga qendra e fushës për t’ia rrëmbyer. Në fund të ndeshjes holandezi lëshoi akuza të rënda në drejtim të tifozëve duke kërkuar edhe ndërhyrjen e klubit.

‘Na pështynë në fytyrë, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë-tha Depaj gati duke qarë nga zemërimi-u kualifikuam duke dhënë gjithcka në fushë. E denim rëndësinë e ndeshjes, por ishte shumë e vështirë, duke ditur që një prej nesh është në konflikt me tifozët. Duhet të kontrolloj veten sepse nuk kam dëshirë të reagojë sic bëja dikur. Nuk ka kuptim të luash në një stadium plot, kur ne fund nuk mund të festosh me tifozër. Jemi një skuadër e bashkuar, por tifozët nuk duan të jenë bashkë me skuadrën e tyre. Dicka nuk shkon këtu edhe pse të gjithë në ekip jemi në unitet. E treguam edhe në fushën e lojës’

Ishte kjo një skenë paradoksale që shkatërroi festën e Lionit dhe tërboi Depaj që për sjelljen e tij rrezikon të marrë një dënim disiplinor nga ana e UEFA

Sfidanti.al