Liga e Kampioneve flet anglisht; në cerekfinale 4 skuadra të Premier Ligës

Pas shumë vitesh, futbolli anglez kthehet të vendosë diktatin e tij në kontinentin evropian. Këtë sezon në Ligën e Kampioneve, Premier League angleze përfaqësohet nga 4 klube dhe bëhet fjalë për Mancester Junajtid, Mancester Siti, Liverpul dhe Totenhem, një situatë e cila është ndeshur pikërisht 10 sezone më parë më 2008/2009. Në atë kohë skuadrat e kampionatit anglez që ishin kualifikuar në cerekfinale ishin Arsenali, Mancester Junajtid, Liverpuli(që janë edhe në cerekfinalet e sezonit aktual) dhe Celsi.

Tjetër rastësi në këtë pikë është se në këtë sezon mes skuadrave cerekfinaliste nga Ligat e tjera janë edhe barcelona e Porto, ashtu sikurse ka ndodhur edhe në sezonin 2008/2009. Por jo vetëm kaq, edhe pse Reali i Madridit u eliminua, rivaliteti mes Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos vazhdon me portugezin që është në cerekfinale me Juventusin. Në 2009, Messi dhe Ronaldo u përballën në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve të atij viti në Romë, me luzitanin që në atë kohë ishte pjesë e Mancester Junajtid, skuadra kundërshtare e Barcelonës. Në atë kohë argjentinasi i Barcelonës fitoi trofeun me skuadrën e tij. A do të përsëritet historia?

sfidanti.al