Leo Mesi fiket në fushë dhe shfaqet në tunel me ..”bobo”

Kur Barcelona humbet, këtë e bën me cilësi dhe jo ashtu rastësisht. Kjo e fundit me Mançester Sitin ishte tejet misterioze për nga kronika. 40 minuta futboll impresionues dhe pastaj…kampionët nuk ishin më me kokë në vendin e duhur. Ajo që bën edhe më shumë përshtypje, se ndeshja nuk paska mbaruar në fushë pas bilbilit të arbitrit Kasai.  Në tunel jeta nuk do të ishte më e mirë se në fushë për Leo Mesin që u përplas me disa futbollistë të Sitit.

Në një betejë të humbur pa shumë histori, me vetëm 40 minuta futboll,  nuk është çudi që të kapesh në fundin e ndeshjes. Në një moment, kur “qytetarët po festonin” si të  çmendur në tunel, Mesi ka thënë “bobo”  dhe kaq ka mjaftuar për të nxitur inatin e futbollistëve të Sitit. Një skenë që mund të degradonte edhe më keq, nëse kujton se rivalët mezi presin ta mundin në fushë dhe jashtë saj  ekipin “alien”.