Kros, alkoolin e pate për një natë, jo si Gerd Myleri e Xhorxh Besti!

Lloji i pijes ishte tekila, të paktën siç raportohet nga gazetat. Një yll i Realit të sotëm, që atëherë ishte me Bajernin, e ndjeu kaq shumë humbjen e një finaleje saqë doli plotësisht nga vetja. Toni Kros e pati këtë përvojë të rëndë pas disfatës ndaj Çelsit, në finalen e Ligës së Kampionëve në 2012, në “Alianc Arena” të Mynihut. Vetë mesfushori i Gjermanisë tregon se atë natë, piu aq shumë alkool (tekila), saqë u detyrua të lajmëronte urgjencën, kaq keq u ndje nga ana shëndetësore. Nuk dihet mirë se me kë ishte i shoqëruar Toni, dhe nëse ishte ai vetë që e thirri ambulancën, apo dikush tjetër. Gjithsesi, jeta vazhdoi, Bajerni fitoi Championsin në 2013, dhe Krosi e provoi suksesin tek Reali, ndërsa ai nuk ra viktimë e alkoolit si legjendat Gerd Myler e Xhorxh Best!

Sfidanti.al