Kritika, presidenti i Napolit kundër të gjithëve, me përjashtim të njërit

Megjithëse Napoli kishte shkuar që të luante në fushën e ekipit kampion të Evropës dhe me më shumë trofe në “kontinentin e vjetër”, “Santiago Bernabe”,  njeriu nr.1 i tij, De Laurentis, priste më shumë nga lojtarët e tij. Në fakt, pas golit të parë që shënoi në fillim ekipi napolitan, e gjithë pjesa tjetër e mbetur e ndeshjes, në përgjithësi, u dominua nga Reali i Madridit. Por, megjithatë, presidenti i Napolit shprehu dyshimin se shumica e lojtarëve napolitanë u impresionua më shumë sesa duhet nga lojtarët e ekipit kundërshtar.

“I vetmi që luajti në nivelin e duhur te neve, ishte Isinje që realizoi edhe një gol të bukur. Të tjerët pothuajse nuk ekzistuan! U duk sikur ata rrinin me gojë të hapur para lojtarëve yje të Realit që, në fakt, nuk zhvilluan ndonjë lojë kushedi se çfarë. Ne mund të pësonim edhe pesë ose gjashtë gola. Nuk dua që t’i dënojë, por…”, vuri në dukje, pas ndeshjes, De Laurentis, duke shtuar se në Napoli do të ketë një atmosferë tjetër, por, nëse Reali shënon gol, kam mendimin se po këta lojtarë përsëri‘ do të shpërbëhen’”, theksoi presidenti i Napolit.

Sfidanti.al