Krahasoni Mançester Sitin me Barcelonen? Ja pergjigjja e Guardioles

Mançester Siti po shfaq nje forme te jashtezakonshme kete sezon. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola po dominon Premier League, eshte me nje kembe me çerekfinale te Liges se Kampioneve dhe ka fituar Kupen e Liges. Kjo ka shtyre median qe te beje krahasimet me Barcelonen qe ai drejtoi ne 2008-2012 kur fitoi 14 nga 19 titujt e mundshem. Nje krahasim qe nuk pranohet aspak nga trajneri katalanas i Citizens

‘Qe te krahasohemi me skuadra si Barcelona, duhet te jemi mes me te mireve per nje kohe te gjate-tha Guardiola-ne kemi fituar vetem nje titull tani. Jemi shume prane sukseseve te tjera. Nuk themi qe nuk do te fitojme. Jemi thuajse te kualifikuar ne Champions dhe shume prane titullit ne Premier League. Por ne futboll asgje nuk eshte e perfunduar deri ne momentin qe mbyllet sezoni’.

Sfidanti.al