Kohe per hakmarrje ne Champions; Bajerni, serish ndaj Realit te Madridit, Liverpuli do luaje me Romen

Thuhet se hakmarrja sherbehet ne pjate te ftohte. Bajerni i Mynihut e ka kete shans pasi do te vihet serish perballe Realit te Madridit ne Ligen e Kampioneve, kete radhe ne gjysmefinale. Ne Mynih jane ende te fresketa kujtimet e sezonit te kaluar kur ne Madrid Bajerni pesoi 2 gola qe ishin dukshem ne pozicion jashte loje. Per Bajernin kjo eshte hera e 19 qe arrin ne fazen gjysmefinale te kompeticionit, ndersa per Realin eshte hera e 29. Per me teper madrilenet arrijne ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve per te 8 vit radhazi duke vendosur nje rekord te ri per kete kompeticion.

Sfida tjeter e gjysmefinale eshte ajo mes Romes dhe Liverpulit, nje perseritje e finales se vitit 1984. Edhe ne rastin e verdhekuqve eshte koha per hakmarrje pas humbjes se finales ae luajtur 34 vjet me pare. Verdhekuqte qe bene mrekulline ndaj Barcelones do te kene perballe ish lojtarin e tyre, Mohamed Salah qe po shfaqet ne nje forme te shkelqyer ne kete sezon. Per Liverpulin kjo eshte hera e 10 qe arrin ne fazen gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Ne kete aspekt, rekordin per klubet angleze e mban Mançester Junajtid me 12 prezenca ne gjysmefinale.

Ndeshjet e para gjysmefinale te Liges se Kampioneve do te luhen ne 24 dhe 25 prill ne Mynih dhe Liverpul, ndersa ato te kthimit so te zhvillohen ne 1 dhe 2 maj ne Madrid e Rome.

Sfidanti.al