Klopp bëhet me dhimbje koke; ndaj Barcelonës pa Salah e Firminon

Liverpuli do të presë Barcelonën për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Vetë rezultati i sfidës së parë 3-0 është tashmë një problem pasi skuadrës së The Reds i duhet të shënojë 4 gola për të kualifikuar dhe të mos pësojë asnjë gol, por ky mision shkon në kufijtë e së pamundurës kur mendon se Klopp nuk do të ketë dy prej futbollistëve më të rëndësishëm, Mohamed Salah dhe Roberto Firminon dhe është vetë trajneri gjerman që konfirmoi lajmin.

‘Salah pati një hemoragji cerebrale-tha Klopp në Konferencën për shtyp para ndeshjes-tani është më mirë, por nuk është mjaftueshëm në formë në aspektin mjekësor dhe ndaj barcelonës nuk do të jetë në dispozicion e as Firmino. Remuntada? Nuk dua të jem unë ai që motivon akoma më shumë lojtarët e Barcelonës. Ne duhet të shënojmë 4 gola, por as nuk duhet të pësojmë. Do të përpiqemi me të gjitha forcat, por kjo nuk do të thotë se do të funksionojë. Nëse do t’ia dalim mbanë do të jetë dicka e mrekullueshme, përndryshe do të dështojmë në mënyrën më të mirë’
Dikush i kujtoi Jurgen Klopp atë që bëri Roma sezonin e kaluar teksa arriti të eliminojë barcelonën pasi humbi 4-1 në ndeshjen e parë

‘Kjo është një tjetër histori-vijoi Klop-nuk duhet të mendojmë për këtë, pasta, Roma në ndeshjen e parë me Barcelonën arriti të shënojë në Camp Nou, kurse ne jo’.

sfidanti.al