Kilian Mbape 10 gola në Champions? Lë pas Benzemanë dhe Mesin

Paris Sën Zhermen humbi ndaj Bajernit në Ligën e kampioneve këtë të martë dhe i vetmi që buzëqesh është pikërisht Kilian Mbape. Sulmuesi i transalpinëve ishte autori i golit të vetëm në këtë ndeshje që përfundoi 3-1 për bavarezët duke e cuar në 10 numrin e golave të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë. Në këtë mënyrë, Mbape bëhet futbollisti më i ri që e ka arritur këtë kuotë golash pasi është vetëm 18 vjec e 11 muajsh duke thyer rekordin e vendosur nga Benzema kur ishte pjesë e Lionit. Benzema e arriti kuotën e 10 golave kur ishte 20 vjec e 10 muaj.

Pas francezit, klasifikimi vijohet nga Saviola, Lionel Mesi, Raul dhe Uejn Runi të cilët kanë qenë mbi 20 vjec kur kanë arritur kuotën e 10 golave në Lifgën e kampioneve.

sfidanti.al