Karius, finalja e mallkuar e Championsit; faji ishte i Serhio Ramos

Finalja e Liges se Kampioneve te sezonit te kaluar mes Realit te Madridit dhe Liverpulit vazhdon te jete teme diskutimi. Ne qender te vemendjes dhe kritikave eshte kapiteni i madrileneve, Serhio Ramos dhe jo vetem per faullin e shkaktuar ndaj Salah qe shume persona e konsideruan si nje levizje karateje, por edhe per faktin se mund te jete pikerisht ai shkaktari i gafave te portierit Loris Karius.

Ai qe e deklaroi kete ishte vete portieri gjerman i intervistuar nga gazetaret e ‘Bild’ ne Turqi. Ne intervisten e tij, Karius tha se askush nuk mund te beje me siguri nje lidhje mes incidentit dhe gabimeve te tij gjate ndeshjes. Sipas tij e gjithe kjo nuk eshte nje justifikim, por thjesht nje shpjegim.

‘Nuk e di nese Serhio Ramos me demtoi qellimisht-tha Karius duke kujtuar kontakton qe pati me mbrojtesin gjate ndeshjes-te verteten e di vetem ai, por kjo nuk ka rendesi. Megjithate ai nuk me ka kerkuar falje. Te gjitha kontrollet e kryera edhe TAC, treguan se pas kontaktit me te pata nje kufizim te shikimit. Besoj se ne kushte normale, nuk do t’i kisha bere ato gabime. Gjithsesi edhe pse bera gabime qe nuk do t’i harroj, askush nuk mund te m fshije nga mendja kujtimin e zhvillimit te nje finaleje te Liges se Kampioneve’.

Sfidanti.al