Juventus i vishet si supermen nga Saki, “magjia” kundër Barçës

Arrigo Sacchi, ish trajneri italian, mendon se Juventusi mund ta eliminoj Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

Arrigo Sacchi, ish trajneri i Italisë dhe Milanit, i ka thurur lavde Juvetnusit para përballjes me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Ai mendon se lideri i Serie A mund ta eliminoj gjigantin katalunas nga liga më prestigjioze evropiane.

“Juve kanë një mundësi unike. Juventusi ka gjithçka për të arritur sukses, ata janë një ekip i madh dhe ndoshta në skenën ndërkombetare nuk e kanë kuptuar ende se sa të fortë janë”, ka thënë Sacchi.

Sacchi e pranon se Juventusi nuk do ta ketë të lehët sonte, por thotë se ekipi i Barcelona e Luis Enriques është shumë larg nga ekipi i Pep Guardiolës.