Juventus, golat ne Wembley jane ‘te arte’; vlejne 12 milione Euro

Kete te merkure, ne Wembley, Juventus beri nje rezultat fantastik ndaj Totenhemit duke e mposhtur skuadren angleze 2-1 per t’u kualifikuar per ne çerekfinale te Liges se Kampioneve. Ky sukses ka bere qe Zonja e Vjeter te arketoje 12 milione Euro dhe nese Roma skualifikohet atehere kjo shifer rritet me 14 milione Euro.

Nese skuadra e Masimiliano Alegrit do te arrije deri ne finalen e Liges se Kampioneve, te ardhurat e perfituara nga ky kompeticion do te shkojne ne 125 milione Euro. Arritja ne fazen gjysmefinale, parashikon nje çmim prej 7.5 milione Eurosh, ndersa 11 milione do t’i perfitoje per kalimin ne finale shofer se ciles do t’i shtohen 4,5 milione Euro nese Juventus ngre Trofeun.

Sfidanti.al