Juventus-Atletiko, polemika në Spanjë për golin e dytë të Ronaldos

E famshmja ‘remuntada’ ndaj Atletiko Madrid i dha mundësinë Juventusit që të fluturojë në cerekfinale të Ligës së Kampioneve ku përballë do të ketë Ajaksin. Ajo arritje ndaj skuadrës së Simeones u realizua falë tregolëshit të Kristiano Ronaldos, por në Spanjë janë të shumë ata që thonë me bindje se goli u dytë i portugezit që u dha nga teknologjia e vijës së portës nuk ishte i rregullt.

Në orët e fundit në internet ka filluar të qarkullije një video që tregon gabimin e teknologjisë; një video që është përdorur edhe nga disa media spanjolle sipas së cilave ky gol nuk duhej dhënë

Në video që zgjat 2 minuta e 30 sekonda, analizohen në mënyrë të vecantë 3 elementë; vija e portës, topi dhe pozicioni i topit në momentin që hyn në kontakt me dorën e Oblak. Sipas kësaj analize, në përpunimin e goal Line technology, vija e portës është më e hollë nga dimensionet reali dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për topin që është 12.4% më i vogël nga ai real. Në fund dora e Oblak u bë pjesë e topit në momentin e kontaktit me sferën; një gabim i tretë që falsifikon rezultatin përfundimtar

Sigurisht bëhet fjalë vetëm oër një hipotezë që për momentin nuk ka asnjë bazë dhe që është e gjitha për t’u verifikuar. Por kaq ka mjaftuar në Spanjë për të nxitur polemikat e zakonshme dhe që nuk mungojnë kurrë.

sfidanti.al