Ish-presidenti i Barcelonës e mbajti fjalën, u la në mes të natës!

Besoj se e mbani mend presidentin e dikurshëm kontraversal të Barcelonës, Zhoan Gaspar? Para ndeshjes së dytë të Barcelonës me PSZH-në, ai deklaroi se, nëse ekipi katalonjas do të eliminonte ekipin kampion të fuqishëm të Francës, ai do të lahej në mesnatë në një nga plazhet e Barcelonës. Dhe Gaspari e mbajti fjalën dhe, me disa miq të tij, në orën 24:00 pas ndeshjes, u fut i lumtur në ujërat e Mesdheut. Më parë, Gaspari është larë në ujrat e Tamizit, pas triumfit në Ligën e Kampioneve në vitin 1992.

sfidanti.al